Delegacioni i Maqedonisë i udhëhequr nga sekretari shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme Viktor Dimovski sot mori pjesë në takimin e 12-të të koordinatorëve kombëtar të Procesit 16+1.
Siç kumtoi MPJ, takimi ishte fokusuar në rezultatet e zbatimit të aktiviteteve të dakorduara në Samitin e 7-të të shefave të qeverive të procesit 16+1 që lështë mbajtur në korrik të këtij viti në Sofje, si dhe hapat e ardhshëm në pjesën e promovimit tregtar dhe investues, bashkëpunimin shkencor-teknologjik, si dhe bashkëpunimin kulturor dhe arsimor.
Sekretari shtetëror Dimovski, si koordinator kombëtar i Republikës së Maqedonisë në Procesin 16+1, në fjalimin e tij e potencoi bashkëpunimin e deritashëm të suksesshëm midis Maqedonisë dje Kinës, në të gjitha fushat me interes të përbashkët, ndërsa veçanërisht në planin ekonomik.
Duke u përqendruar në aktivitetet e Maqedonisë në Procesin 16+1, ai informoi për hapjen e Qendrës koordinuese për bashkëpunim kulturor të vendeve të Procesit 16+1 në Shkup në mars të vitit 2018. Në këtë kontekst theksoi se, përpjekjet për riafirmimin e rolit qendror të kulturës në pëmirësimin e mirëkuptimit të ndërsjellë dhe dialogun kulturor si faktor të rëndësishëm për bashkëpunim të mëtejshëm më intensiv.
Dimovski informoi për Simpoziumin e pestë të realizuar me sukses në Tin-tenk, që u mbajt në tetor të vitit 2018 në Republikën e Maqedonisë në organizim të ASHAM-it dhe MPJ-së së RM-së, si dhe për përgatitjet për takimin e ardhshëm të ministrave të kulturës të Procesit 16+1 që do të mbahet në gjysmën e parë të vitit 2019 në Republikën e Maqedonisë.
Gjatë qëndrimit në Pekin, Dimovski realizoi takime dypalëshe me zëvendësministrin kinez të Punëve të jashtme Vang Çao, ministrin e Tregtisë së Jashtme dhe Marrëdhënie Ekonomike të Bosnjë e Hercegovinës, Mirko Sharoviq dhe zëvendësministrin shqiptar të Punëve të Jashtme Etjen Xhafaj.