Dimovski largohet, tre të dyshuarit e tjerë ende janë në Gjykatën Penale

Shkup, 1 shkurt – Ish ministri i Bujqësisë dhe deputet aktual në Kuvend, Lupço Dimovski është larguar me veturë private pas marrjes në pyetje në Gjykatën Penale lidhur me ndarjen e ndihmës bujqësore dhe dhënies me qira të tokës bujqësore.

Në Gjykatën Penale në procedurë paraprake ende vendoset për propozimin e Prokurorit kompetent publik për masën e paraburgimit për tre nga katër ish ministrat dhe zëvendës ministrat për të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit me çka shkaktohet dëm prej mbi 1.4 milionë euro në buxhet.

Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit ka informuar se katër persona në cilësi të ministrave për Bujqësi dhe zëvendës të tyre në periudhë të caktuar kanë bërë marrëveshje për qira të tokës bujqësore të cilat nuk i kanë shfuqizuar edhe pse qiramarrësit nuk kanë paguar kompensimin e qirasë.

“Bëhet fjalë për 584 marrëveshje të konfirmuara të tokës bujqësore në lokacione të ndryshme nëpër vend. Në këtë mënyrë është shkaktuar dëm në buxhetin e Republikës së Maqedonisë në vlerë prej 88.467.607 denarë (mbi 1.4 milionë euro), informojnë nga Prokuroria Publike e Maqedonisë, bën të ditur Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Në komunikatën e Prokurorisë nuk është theksuar identiteti i të dyshuarve, por një pjesë e mediave kanë publikuar se bëhet fjalë për ish ministrat Aco Spasenovski, Mihail Cvetkov, Lupço Dimovski si dhe ish zëvendës ministri Kristijan Delev. (koha.mk)