Shkup, 14 gusht – Darko Dimevski të hënën edhe zyrtarisht e mori funksionin kryetar i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë. Dimovski në konferencë për shtyp publikoi se Regjistri qendror e ka zbatuar vendimin e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, me të cilin ai është person i autorizuar për përfaqësimin e LSM-së. “Prej sot fillon kapitull i ri i sindikalizmit në Maqedoni, me të cilin do të kthehet dinjiteti i punëtorëve dhe të gjithë punëtorët pa dallim nëse janë ose jo anëtarë të LSM-së, do të mund t’i realizojnë të drejtat e tyre”, tha Dimovski, duke potencuar se ka pritur dhjetë muaj që Regjistri qendror ta zbatojë vendimin e MPPS.