Dimovski: Ekonomia ka pësuar regres në këto 3 vite të qeverisjes së LSDM-së

0

Shkup, 26 shkurt – Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Ilia Dimovski, i ftuar në emisionin “Magazina Ekonomike”, gjatë diskutimi mbi arritjet ekonomike të qeverisë së së majtës në këto tre vitet e fundit tha se për ekonominë nuk është bërë asgjë, përkundrazi ka kthim mbrapa. Ai shpjego se si për një muaj ka mbyllje të kompanive të tekstili në Tetovë, Veles dhe dy fabrika këpucësh në Kumanovë dhe mbi 500 persona kanë mbetur pa punë. Ai bëri dhe një krahasim gjatë viteve të qeverisjes së VMRO_DPMNE-së me atë të LSDM-së në këto tre vite.

Dua të reagoj me disa të dhëna konkrete, do të jem praktik. Kemi deklaratë nga Qeveria ku thotë se 300.000 persona marrin mbi 18.000 denarë, kjo do të thotë që 500.000 persona marrin nën 18.000 denarë, kjo është deklarata e nënkryetarit aktual të Qeverisë në segmentin ekonomik. Me zbatimin e këtij koncepti dhe sforcimin e jo- produktivitetit, për një muaj kemi mbyllje të një kompanie tekstili në Tetovë, një në Veles dhe dy industri të këpucëve në Kumanovë dhe mbi 500 persona kanë mbetur pa punë. Sa për krahasim, në tre vitet e para të qeverisjes së VMRO DPMNE-së dhe LSDM-së, pa atë vit kur u aplikua koncepti i rrogës bruto. Në vitin 2006, rroga mesatare ka pasur rritje prej 7,3%, në vitin 2017, 2,6%, shumë më shumë. Në vitin 2007, rroga mesatare ka pasur rritje prej 7,9%, në vitin 2018, 5,9% në kohën e LSDM-së. Në vitin 2008, rroga mesatare ka pasur rritje prej 10,4% në kohën e VMRO-së, tani në vitin 2019, 3,9%. Shifrat janë marramendëse. Ndoshta janë prej më herët dhe nuk i mbajmë mend, por janë statistika zyrtare nga Enti shtetëror i statistikës. Edhe diçka rreth projektit “TVSH-ja ime” dhe pakos në përgjithësi, tatimin progresiv. Mendoj që tek ekspertët nuk ka mendim të ndarë sepse efektet nga tatimi personal i pamë edhe te tatimi i fitimit edhe te tatimi personal. Nga 249 milionë eurot e planifikuara për pagesë vitin e kaluar në bazë të tatimit të fitimit, shteti realizoi 188 milionë. Kjo do të thotë se, ose kompanitë kanë arkëtuar më pak fitim ose na ka ndodhur evazion i madh prej mbi 60 milionë euro- tha Dimovski.(koha.mk)

Comments are closed.