Shkup, 10 mars – Nëse ndërtohet një sistem i cili do të jetë garanci për të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit, unë do të mendoj që ti jap mbështetje vazhdimit të mëtejm të Prokurorisë Speciale Publike (PSP), thotë deputeti i VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski në intervistë për Radio Evropa e Lirë, përcjell gazeta Koha.
“Sa i përket PSP-së mendoj se është një kusht i përgjithshëm për sundimin e së drejtës në Republikën e Maqedonisë viz-a-vi proesit për fillimin e bisedimeve me BE-në. Unë në veçanti për shkake se jam pjesë e një lënde të PSP-së, mundohem që të definojë qëndrim, i cili do të nënkupton edhe mbështetje, nëse është e nevojshme, për ekzistimin e mëtejshëm të PSP-së. Si në Parlament edhe në gjyqësor, arsim, ashtu edhe në PSP, mendoj se ka njerëz kualitativ dhe kuantitativ, ka procedura kualitative dhe kuantitative. Edhe ne miratojmë ligje të mira dhe të kqija, një pjesë e lëndëve të PSP-së bazohen në dëshmi serioze, ndërsa një pjesë janë politike”, ka thënë midis tjerash në intervistë Dimovski, transmeton gazeta KOHA.
Ai thekson se përkundër asaj se si deputet udhëton në vizita zyrtare në parlamente të vendeve të ndryshme ku ratifikohet marrëveshja për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, thotë se nuk e ka ndryshuar qëndrimin dhe mendimin për Marrëveshjen e Prespës. (koha.mk)