Deputeti i VMRO-DPMNE-së Ilija Dimovski është përplasur me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, lidhur me rendin e ditës në Kuvend.
“Tezat se Kuvendi është para bllokimit janë të pasakta. Përkundrazi, rolin që e ka kolegu i nderuar Xhaferi i jep mundësinë ta ndryshojë dinamikën e punës së Kuvendit, i jep mundësinë që të caktojë disa seanca të ndryshme dhe i jep mundësinë që në çdo moment, kur do të ketë nevojë Kuvendi të sjellë ligje reformuese si prioritet, ta bëjë atë. Të nderuar përfaqësues të mediave, sapo morëm informacionin se shumica parlamentare sot ka për qëllim që të vendosë si pikë në rendin e ditës “zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit” dhe këtë e bën veçanërisht që të ketë kush në orët e vona pas orës 7, pas 9 pas 12, ta zëvendësojë Talat Xhaferin”, deklroi Ilija Dimovski, VMRO-DPMNE.
“Sa u takon pretendimeve se sot vendoset në rend dite pika për nënkryetarët e Kuvendit që të mund të më zëvendësojnë mua gjatë punës, hipotetikisht të themi, gjatë debatit për ligjin për përdorimin e gjuhëve, mendoj se nëntë muaj kanë qenë të mjaftueshëm që të kuptoni të gjithë se asgjë nuk ka ndryshuar nga detyrimi im për të qenë këtu në çdo kohë për aq sa ka zgjatur debati, siç ju keni kërkuar, edhe pse nuk kemi mundur të zgjedhim nënkryetarë. Unë ju them se si kryetar i Kuvendit, jam i gatshëm që për aq kohë sa të kërkojnë deputetët të ketë debat, të zhvillohet debat”, u shpreh Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit.
Alsat-M