Shkup, 9 maj – Nuk ka mosmarrëveshje dhe devijime. Obligim i përfaqësuesve tanë diplomatikë jashtë vendit është që të jenë në kontakt të përhershëm dhe të vihen në shërbim të zyrtarëve të lartë kur ata i vizitojnë ato vende, deklaroi sekretari shtetëror i MPJ, Viktor Dimovski, ne pres konferencën e sotme duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas ankesës nga ministrja e mbrojtjes Radmila Shekerinska për marrëdhënien injorante të ambasadorit Vasko Naumovski gjatë vizitës së saj në SHBA.
Sekretari shtetëror ishte i pyetur nëse nuk bëhet fjalë për përzierje të ingerencave të ministres së Mbrojtjes në punën e Ministrisë së Punëve të Jashtme, veçanërisht që mediumi ka pasur njohuri se raste të tilla ka pasur edhe në ambasadat e Maqedonisë në Stokholm dhe Ankara.
“Në procedurë dhe në marrëveshje me ministrin Nikolla Dimitrov ambasadori Naumovski do të thirret në konsultime në vend, me ç’rast në procedurë të përshtatshme do të përcaktohen të gjitha faktet nga ky rast”, tha Dimovski.
Ministrja e Mbrojtjes para disa ditësh në emisionin e një televizioni deklaroi se ishte e befasuar nga fakti se nuk është pritur dhe shoqëruar nga ambasadori Naumovski gjatë vizitës së saj në Uashington, duke nënvizuar se në një moment ka pasur përshtypje se Maqedonia nuk ka ambasador në SHBA.
I pyetur për deklaratën e djeshme të ambasadores turke për nxënësit e “Jahja Kemal”, Dimovski tha se kjo deklaratë është duke u shqyrtuar me ç’rast MPJ do të dalë me qëndrim.