Vevçan, 13 janar – Nëpunësit e policisë sot kanë ndërhyrë në Vevçan që të parandalohen grupimet e më shumë personave të cilët kanë pjesë e karnavalit të Vevçanit.
Zëdhënësi i SPB Ohër Stefan Dimoski informoi se ndërhyrja e policisë ka qenë për shkak të mosrespektimit të masave dhe dispozitave për parandalim të përhapjes së virusit korona, gjegjësisht ndalesës për grupimin e më shumë se katër personave me çfarë rrezikohet shëndeti i qytetarëve në kushte të pandemisë globale.
“Edhe krahas marrëveshjes së arritur paraprakisht në tre takimet e mbajtura me personat e përfshirë rreth mbajtjes të këtij manifestimi, të respektohen masat dhe të mos ketë grupime, sot një grup i madh i qytetarëve janë mbledhur në Vevçan, pa respektim të masave gjegjësisht me grupim të palejuar për shkak të së cilës duhej të ndërhyjë policia”, deklaroi Dimoski.
Pas dokumentimit të rastit, shtoi, do të shtrohen edhe kallëzime përkatëse kundër shkelësve.
“U bëjmë apel të gjithë qytetarëve bashkërisht të kontribuojmë për parandalimin e virusit korona, gjegjësisht për ruajtjen e shëndetit si të banorëve të Vevçanit, ashtu edhe të të gjithë qytetarëve”, theksoi Dimoski.
Vevçani sot jetën në frymën e traditës shekullore, karnavali i njohur i Vevçanit, por për shkak të pandemisë me Kovid-19, të dyja shoqëritë, Mëhalla e Epërme dhe e Poshtme hoqën dorë nga organizimi i karnavalit. Vevçani, edhe pse në numër të vogël, megjithatë nuk hoqën dorë nga tradita dhe të maskuar, në grupe më të vogla dolën nëpër rrugë me maska, në mënyrë satirike të tregojnë një pjesë të ngjarjeve që e shënuan vitin e kaluar. s