Shkup, 4 dhjetor – Ftesë nga gjyqi nuk kam marrë. Nuk ikë nga askush, as edhe fshihem prej dikujt, pasi nuk ka nevojë për një gjë të tillë. Nuk më mbetet asgjë tjetër, përveç që vetë të paraqitem dhe të jap dëshminë time”, ka thënë për DW, deputeti i partisë socialiste të Maqedonisë Lupço Dimovski, pasi mediat publikuan se ai është njërin nga personat e kërkuar nga ana e policisë.
Dimovski është në mesin e gjashtë deputetëve të cilit iu mor imuniteti me kërkesë të Prokurorisë publike lidhur me ndodhitë e 27 prillit, transmeton Medial.mk.
Ai konsideron se drejtësia është joselektive dhe do i mundësojë të dëshmojë pafajësinë pasi ekzistojnë materiale serioze.
Lidhur me veprën penale për të cilën dyshohet, Dimovski është decid se nuk mund të pranojë çfarëdo lloj akuze ndaj tij, pasi është njeri i ndershëm dhe askujt nuk i ka bërë diçka të keqe.