Shkup, 6 gusht – Me ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për tokë bujqësore mundësojmë ndërtim të objekteve për promovim të produkteve bujqësore dhe objekteve për aktiviteteve sportive-rekreative. Kjo reformë ndikon drejtpërdrejtë mbi rritjen e investimeve në turizmin rural, kryesisht përmes shfrytëzimit të mjeteve të Programit IPARD, kumtoi në konferencën e sotme për shtyp, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimkovski.
“Kjo do të thotë që në shpalljet e ardhshme për marrje me qira të tokës bujqësore, të gjithë që duan që hapin objekte hotelierike dhe restorante për promovim do të mund të konkurrojnë për marrje të tokës me qira dhe të hapin objekte në hotelieri dhe për aktivitete sportive-rekreative”, tha Dimkovski.
Me ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për tokë bujqësore, janë përfshirë edhe rritësit e bletëve.
“Me miratimin e ndryshimeve më të reja ligjore japim mundësi që edhe rritësit e bletëve të marrin tokë bujqësore shtetërore me qëllim të vendosjes së familjeve të bletëve. Me këtë masë krijohen kushte themelore për zhvillim më intensiv të këtij aktiviteti të rëndësishëm bujqësor”, tha Dimkovski.
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave informoi se i lirojnë buqit e rinj nga pagesa e qirasë. Personat deri 40 vjeç, që do të marrin tokë shtetërore bujqësore do të lirohen tokë bujqësore shtetërore do të lirohen nga pagesa nga pagesa e qirasë në tre vitet e para nga lidhja e kontratës për qira. Me këtë siç tha, stimulohen të rinjtë në vend të merren me bujqësi, krijojmë kushte të volitshme për inkluzivitet më të madh të të rinjve në bujqësi, mundësi për fillim të biznesit personal në sektorin agrar.
Kuvendi javën e kaluar i votoi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për tokë bujqësore.