Manastir, 12 korrik – Konsolidimi i tokave bujqësore është politikë shtetërore për përmirësim të strukturës së pavolitshme të tokave bujqësore veçanërisht në pronësi private, deklaroi ministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Trajan Dimkovski.
Gjatë vizitës në fshatin Logovardi, ministri Dimkovski tha se copëzimi i tepërt i parcelave në mënyrë më efikase zgjidhet me konsolidimin e tyre.
Në takim me bujqit e fshatit Logovardi, ministri Dimkovski përkujtoi në atë fshat zbatohet faza e dytë e procesit të konsolidimit, përkatësisht planifikimi i shpërndarjes së tokave bujqësore dhe intervenimet e nevojshme në infrastrukturën bujqësore.