Shkup, 15 nëntor – Subvencionet janë paguar për periudhë të shkurtër, ndërsa të gjithë informatat më të ndryshme në opinion janë pikëpamje subjektive, deklaroi sot zëvendësministri i Bujqësisë, pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Vllaste Dimkoviq.
Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas punëtorisë për ndryshimet klimatike që e organizon rrjeti për zhvillim rural, Dimkoviq theksoi se sipas rezultateve nga terreni, Programi për mbështetje të drejtpërdrejt tanimë është realizuar, me përjashtim të një pjese të vogël ku ka pasur problem me procedurat.
“Nuk është e saktë edhe ajo se bujqit këtë vit morën më pak të holla, të hollat janë rritur”, theksoi Dimkoviq.