Shkup, 25 qershor – Trajko Dimkov dhe Artan Grubi janë dy deputetët të cilët do të marrin pjesë në punën e Komisionit për Zgjedhjen e Punëtorëve të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim i formuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Sot Komisioni për Mbikëqyrje të Punës së DSK-së dhe Agjencia për Zbulim i zgjodhi këto anëtarë të cilët, siç tha, kryetari i Komisionit, Trajko Veljanovski, janë propozuar pas konsultimit paraprak me partitë politike.
Komisioni e miratoi edhe Raportin për punën e DSK-së dhe Agjencisë për Zbulim për vitin 2018.
Drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare Viktor Dimovski tha se Agjencia e re do të jetë transparente në lidhje me punën dhe e hapur për mediat. Drejtori informoi se po punohet në zgjedhjen e hapësirave të reja për Agjencinë dhe se do të funksionojë jashtë rrethit të MPB-së.
Komisionet për zgjedhjen e të punësuarve në Agjencinë dhe për përcaktimin e akteve të saj kanë për obligim që ta përfundojnë punën deri më 20 gusht, ndërsa agjencia e sigurisë do të fillojë me punë më 1 shtator.