Drejtori i Trepçës në veri, Jovan Dimkiq pasi ka thënë se “shqiptarët po na e rrëmbejnë minierën”, ka shtuar “se taksa ishte punë e vogël krahasuar me atë që do të ndodhë me Trepçën, transmeton Koha Ditore.
“Kur bëhet fjalë për taksën, në fillim menduam se do të jemi në rrezik për ushqim, mungesë ilaçesh…Por u tregua se me ndihmën e shtetit do t’i kalonim disi. Taksa, kur bëhet fjalë për Trepçën nuk është dhe nuk bën asnjë problem në krahasim me problemet që do të na dalin me miratimin e statutit dhe me hapat e ndërmarrë që parashihen sipas tij”, citon të ketë thënë Dimkiq.
Miratimi i statutit për Trepçën është një hap më tutje në vargun e dhunës juridike që po e zbaton Kosova, ka deklaruar sot Jovan Dimkiq për agjencinë serbe të lajmeve tanjug i cili në këtë medium paraqitet si drejtor i përgjithshëm i Trepçës- Veri.
“Shikuar nga aspekti profesional, ligj për Trepçën është krejtësisht i paqëndrueshëm. Ashtu si ligji, është miratuar edhe statuti dhe mund të them se bëhet fjalë për dokumente një kombesh“ ka thënë Dimkiq.
Në fund ai ka përmendi se 30 – 35 për qind e popullatës së veriut të Kosovës varet drejtpërdrejt nga aktivitetet e Trepçës.