Shkup, 21 qershor– Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov sot pasdite në Shkup ishte nikoqir i delegacionit të ish Paktit të për stabilitet për Evropën Juglindore i udhëhequr nga zëvendëskancelari i Austrisë dhe koordinatori i posaçëm i fundit i Paktit, Erhard Busek.
Siç kumton MPJ, në takimin e mbajtur në Ministri është biseduar për ngjarjet aktuale në vend dhe rajon, me theks në Marrëveshjen e Prespës, si një prej interesave kryesore të grupit të ekspertëve, transmeton KOHA.
Ish-zëvendëskancelari i Austrisë Busek e përshëndeti marrëveshjen e Prespës dhe e theksoi roli vizionar të politikanëve të dy vendeve, duke shtuar se kjo Marrëveshja mund të jetë model për zgjidhjen edhe të çështjeve tjera të rënda, jo vetëm në rajon por edhe më gjerë.
Dimtrovi nga ana e tij, theksohet, ka dhënë pasqyrë për gjendjen aktuale politike dhe arritjen si në plan të brendshëm dhe të jashtëm, ndërsa u bisedua edhe për vendimin e pritur politik për fillimin e negociatave me BE-në.
“As ne e as BE nuk mund të lejoj luksi ta lëshojë mundësinë për konsolidim të suksesit siç është tregimi ynë në dy vitet e fundit. Për këtë do të japim gjithçka prej vetes të gjithë të binden në atë që duket” potencoi ministri i Punëve të Jashtme Dimitrov, qëndron në kumtesë.(koha.mk)