Shkup, 28 maj – Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov sot përmes telefonit ka biseduar me sekretaren shtetërore përgjegjëse për Çështje Evropiane në Ministrinë për Evropën në Francë, Ameli de Monshallan.
“Ishte shprehur kënaqësi për nivelin e mirë të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit bilateral. Dimitrovi e përshëndeti rolin udhëheqës të Francës për ringjalljen e agjendës evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe bashkërisht i shqyrtuan hapat e ardhshëm në këtë plan”, bëri të ditur MPJ.
Dimitrovi dhe Monshallan kanë biseduar edhe për çështjet aktuale me interes rajonal.