Shkup, 16 janar – Përforcimi i marrëdhënieve të përgjithshme dypalëshe, avancimi i bashkëpunimit të ndërsjellë, si dhe shkëmbimi i mendimeve për shumë çështje aktuale, janë temat në të cilat do të përqendrohen shefat e diplomacive të Maqedonisë dhe Turqisë, Nikolla Dimitrov dhe Mevlut Çavushoglu në takimin në Ankara.
Dimitrov prej sot e deri më 18 janar qëndron për vizitë pune në Turqi, ndërsa pritet ai dhe kolegu i tij turk ta nënshkruajnë Memorandumin për bashkëpunim midis të dyja ministrive të punëve të jashtme në fushën e teknologjive informatike dhe arkivave diplomatike.
Dimitrov, siç kumtoi MPJ-ja është paraparë të ketë takime edhe me funksionarë të lartë turq, mes të cilëve me ministrin e Mbrojtjes Hulusi Akar dhe me përfaqësues të parlamentit turk.