Shkup, 23 nëntor – Marrëveshja për miqësi me Maqedoninë mund të hyjë në fuqi deri në fund të vitit. Paralajmërimi ka dalë nga bisedimet e sotme të ministrave të jashtëm të Maqedonisë dhe Bullgarisë, Nikolla Dimitrov dhe Ekaterina Zaharieva në kuadër të takimit të sotëm të përbashkët të dy qeverive. “E përshëndesim hapin e qeverisë bullgare që vendosi ratifikimin e marrëveshjes në Kuvend. Shpresoj se deri në fund të vitit apo në fillim të vitit të ardhshëm edhe ne do ta ratifikojmë”, ka thënë Dimitrov, transmeton Medial.mk.“Gëzohem që qeveritë tona u takuan sot në Strumicë pasi 18 vite nuk kemi pasur seancë ndërqeveritare”, ka thënë Zaharieva. Dy diplomatët kanë deklaruar se do të bëjnë përpjekjet që Parlamentet e dyja vendeve sa më shpejtë të ratifikojnë marrëveshjen.