Shkup, 30 maj – Integrimi i Ballkanit Perëndimor në Politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë (PPJS) të Bashkimit Evropian dhe pjesëmarrjen e Maqedonisë në këtë lëmi, ishin në fokusin e diskutimeve të takimit të sotëm të ministrit të Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov me delegacionin e përfaqësuesve të fondacionit “Konrad Adenauer”, i cili është për vizitë në Maqedoni.
Ministria e Punëve të Jashtme kumtoi se Dimitrov e kishte theksuar rëndësinë e integrimit dhe kontributit të Ballkanit në PPJS të BE-së, si çështje kyçe në luftën e përbashkët kundër kërcënimeve të sotme të sigurisë dhe mbështetjen e pozicioneve të BE-së në politikën e saj të jashtme.
Shefi i diplomacisë së Maqedonisë i ka informuar të pranishmit edhe për pjesëmarrjen aktive të Maqedonisë në këtë lëmi, para së gjithash, me bashkimin e shtetit drejtë deklarative të BE-së në lidhje me çështjet e ndryshme ndërkombëtare, si dhe me pjesëmarrjen në misionet të kryesuara nga BE-ja në kuadër të Politikës së përbashkët të jashtme dhe të sigurisë (PPJS).
“Drejtë qëndrimeve të BE-së nuk bashkohemi vetëm se kemi aspirata evropiane. Para së gjithash, këtë e bëjmë sepse besojmë në vlerat evropiane, në multilaterizmin dhe në rendin juridik ndërkombëtar dhe arritjeve të civilizuara. Në kohën kur sistemi ndërkombëtar po përballet me sfida, obligimi ynë është që të kemi qëndrim të qartë”, theksoi Dimitrov.
Delegacioni i fondacionit “Konrad Adenauer” po qëndron në Shkup si organizator i Konferencës rajonale për Evropën Juglindore-Ballkanin Perëndimor “Balkan Calling Europe”.