Shkup, 5 nëntor – Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, sot e priti ambasadorin e sapoemëruar të Mbretërisë Hashemite të Jordanit në Republikën e Maqedonisë, Ismail Isa Ismail Rifaie, i cili i dorëzoi kopjet e letrave kredenciale për emërimin e tij si ambasador i jashtëzakonshëm dhe i plotfuqishëm në Maqedoni me seli në Ankara.
Siç kumtoi MPJ, në takim ishte shprehur gatishmëri nga të dyja palët për përparimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve të ndërsjella, për çka ekzistojnë parakushte dhe mundësi reale.
“Duke i dëshiruar mirë se ardhje dhe sukses në misionin diplomatik, ministri Dimitrov shfaqi bindje se ambasadori Rifaie, me angazhimin e tij personal, do të japë kontribut të madh në zhvillimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve miqësore.
Dimitrov dhe ambasadori Rifaie këmbyen mendime për çështje të caktuara të jashtme politike nga interesi rajonal dhje global”, citojnë nga MPJ.