Maqedonia është në rrugë të mirë të jetë shembull për rajonin, ka thënë sekretari shtetëror i SHBA-së Reks Tilerson në takimin e mbrëmshëm me ministrin e jashtëm Nikolla Dimitrov në Stejt Departmentin amerikan.
Ai ka theksuar se SHBA-të do të vazhdojnë të kenë rol pozitiv në stabilitetin dhe përparimin e rajonit, të kërkojnë mënyra sesi të ndihmojnë. Si që ka informuar MPJ Tilerson ka dhënë mbështetje për agjendën reformuese të qeverisë.
“Maqedonia është partner dhe mike e SHBA-së, jemi të bindur se me ndihmën e juaj edhe përkrahjen e aleatëve evropian së shpejti do të bëhemi pjesë e familjes së NATO-s. Përkushtimi dhe vendosmëria ta shfrytëzojmë këtë mundësi që na ofrohet, janë të mëdha”, ka thënë Dimitrov.