Shkup, 20 nëntor – Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, sot e priti shefin e sapoemëruar të Zyrës për lidhje të NATO-s në Republikën e Maqedonisë, kolonelin Zoran Jankoviq,
Në takim, siç kumtoi MPH-ja, Dimitrov shprehu kënaqësi nga roli konstruktiv dhe mbështetja e Zyrës për lidhje të NATO-s në Shkup, e cila përmes rolit të vet këshillëdhënës dukshëm merr pjesë në përgatitjet e vendit për pjesëmarrje në NATO.
Me këtë rast së bashku u konstatua bashkëpunimi i suksesshëm, duke e tërhequr rëndësinë për përforcimin e komunikimit në periudhën që vijon, e cila është jashtëzakonisht i rëndësishëm për Republikën e Maqedonisë, kur pritet rumbullaksim i suksesshëm i procesit inkuadrues dhe anëtarësimit të vendit në Aleancë.
Ministri Dimitrov informoi për hapat dhe aktivitetet e ndërmarra nga procesi inkuadrues, duke e potencuar njëkohësisht pritjen që sa më shpejtë Republika e Maqedonisë të bëhet anëtarja e 30-të e plotfuqishme e Aleancës. Ai gjithashtu e riafirmoi përkushtimin e Republikës së Maqedonisë për të vazhduar me implementimin e dinamikës pozitive si kontributi ynë ndaj paqes, sigurisë dhe stabilitetin rajonal dhe global.