Shkup, 22 korrik – Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian dhe në NATO kanë qenë në fokus të takimit të sotëm të ministrit të Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov dhe ambasadorit Stefan Dion, i dërguar special i i kryeministrit të Kanadasë për Bashkimin Evropian dhe Evropë, njofton Koha.mk
Në takim, siç bëri të ditur MPJ-ja, Dimitrov ka shprehur falënderim për mbështetjen e fuqishme dje të vazhduar të Kanadasë për realizimin e prioriteteve tona strategjike, si dhe për ratifikimin e shpejtë të Protokollit inkuadrues për anëtarësimin e shtetit në NATO.
Dimitrov e ka informuar bashkëbiseduesin për kontestin reformues në të cilin ndodhet shteti dhe pritjet për vendim për fillimin e negociatave inkuadruese me BE-në në tetor.
“Maqedonia e Veriut dhe Kanadaja i ndajnë vlerat liberalo-demokratike, multiratelizmin dhe multikulturalizmin funksionalë”, theksoi Dimitrov.
Përfaqësuesi i lartë kanadez e riafirmoi mbështetjen nga ana e Kanadasë, në pajtim me Deklaratën për bashkëpunim dhe partneritet strategjik midis të dyja vendeve.
“Këtu jam sepse mendoj se nuk duhet të merremi vetëm me probleme, por edhe me shtete të cilat shkojnë në drejtimin e duhur, ndërsa Maqedonia e Veriut është shembull pozitiv pikërisht në këtë pikëpamje” theksoi ai.
Në takim, bashkëbiseduesit i kanë shqyrtuar edhe marrëdhëniet dypalëshe, duke vlerësuar si të afërta dhe miqësore, si dhe mënyrën për thellimin e tyre të mëtejshëm, si mekanizëm dypalësh, ashtu edhe në suaza të atij multirateral për bashkëpunim. Është biseduar edhe për ngjarjet aktuale në rajonin e Evropës Juglindore. (koha.mk)