Shkup, 15 shkurt – Ministri I jashtëm i Maqedonisë Nikolla Dimitrov do ta takojë homologun e tij grek, Kocijas në Sofje në kuadër të takimit me homologët e shteteve anëtare të BE-së dhe atyre kandidate, por se nuk do të negociojnë sërish. Zaedje tha se në fakt dy ministrat do ta caktojnë raundin e ri të negociatave.
Nga ana tjetër, në fqinjin jugor dhjetëra protestues kërkuan dorëheqjen e të parit të Selanikut, Janis Butaris. Ata para bashkisë së qytetit shprehën revoltën ndaj deklaratave të Butarisit për rishqyrtimin e emrit të aeroportit të Selanikut dhe stacionit të autobusëve, “Maqedonia”.