Shkup, 16 korrik – Sistemi me të gjitha të metat fillon të luftojë me krimin pa dallim se prej nga vjen, porositi dje shefi i diplomacisë Nikolla Dimitrov, pas arrestimit të djeshëm të Bojan Jovanovskit dhe Zoran Milevskit, të cilët janë të dyshuar për zhvatje të parave.
“Askush nuk tha se do të jetë lehtë. Mund të fundosemi në dëshpërim dhe zhgënjim dhe ta ushqejmë energjinë vetëmohuese se prej neve nuk bëhet asgjë. Me masohizëm dhe gëzim të pakuptueshëm t’i presim lajmet e këqija. Gota gjithmonë të jetë gjysmë e zbrazët:”Të thashë, nuk bëhet nga ne shteti”. Sepse, lajmi sot mund të jetë edhe i këtillë:sistemi, me të gjitha të metat, fillon të luftojë me krimin, pa dallim se prej nga vjen”, porositi Dimitrovi në profilin e tij në Fejsbuk.
Theksoi se beson në të ardhmen e shtetit dhe se lufta kundër krimit asnjëherë nuk do të përfundojë.
“Se do të kemi sukses edhe krahas gjithçkaje dhe për gjithçka. Dhe bashkë me të gjithë ata të cilët nuk besojnë se do të kemi sukses. Se lufta kundër krimit asnjëherë nuk do të përfundojë. Dhe do të zgjasë, sepse është luftë e së mirës dhe së keqes. Në njëfarë mënyre, ajo luftë, që mua dhe shumë të tjerëve me shtyu në dhe drejtë politikës, është në vetë fillimin. Se do të duhet integritet, djersë, lot dhe shumë punë që t’i largojmë rrjetet kriminale”, theksoi ai.
Shtoi se të gjithë qytetarët duhet të punojnë në përmirësimin e gjendjes në shtet.
“Ndihmon vetëm që t’i përveshim krahët dhe të gjithë të punojmë deri në momentin e fundit. Sepse e dini çka është shteti? Të gjithë ne, të gjithë qytetarët deri te më i fundi. Dhe kur gjuajmë në shtet, gjuajmë në vetvete. Do të kemi sukses popull, atëherë kur të gjithë në të veten, do të shtyjnë deri në atomin e fundit. Unë nuk ngre dorë deri sa të kemi sukses. Nuk jemi ne aspak popull më i paaftë se sa kushdo tjetër. Në mejdan këtë ta shfaqim dhe të tregojmë është pikërisht këtu, pikërisht tani. Do të kemi sukses dhe pikë!”, shtoi Dimitrovi.