Shkup, 2 korrik – Shefi i diplomacisë Nikolla Dimitrov, me rastin e dorëzimit të propozim kornizës negociuese, nga ana e Komisionit Evropian ditën e djeshme në Këshillin e BE-së, u shpreh me një postim në Fejsbuk:
“Zoran, për një prej sfidave më të mëdha në të cilat kemi punuar së bashku në tre vitet e fundit më ke thënë: ‘Sa më të mëdha që janë pengesat, aq më e madhe do të jetë gëzimi për suksesin kur do t’i tejkalojmë!’ Shkojmë përpara!”, ka shënuar Dimitrov në Fejsbuk.
KE-ja dje i dorëzoi kornizat negociuese për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë deri tek Këshilli i BE-së, ndërsa përmbajtja e kornizave publikohet vetëm pasi ajo do të miratohet nga ana e vendeve anëtare në këshill. Kornizat negociuese janë pozita e BE-së në negociatat për anëtarësim.