Shkup, 19 mars – Evropa duhet të tregojë solidaritet në luftën kundër koronavirusit, i cili nuk ka identitet nacional, kështu që njerëzimi së bashku duhet të përballet me të, porositi ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov dhe ministri shtetëror gjerman për Evropë, Mihael Rot, i cili sot pati “takim virtual pune” në vend, informon KOHA.
Rot theksoi se të gjithë qytetarët në vend duhet të dinë se nuk janë lënë të vetëm në përballjen me koronavirusin.
“Tani jemi të obliguar për solidaritet.Virusi nuk ka identitet nacional dhe njerëzimi duhet së bashku ta tejkalojë pandeminë, me ç’rast më të fuqishmit duhet t’u ndihmojnë atyre që janë më të dobët”, deklaroi Rot në video konferencën për shtyp me Dimitrovin.
Rot theksoi se prioritet i secilit vend është t’i mbrojë qytetarët e vet, me ç’rast duhet të mbahet llogari për pasojat ekonomike nga pandemia e Kovid-19 dhe të sigurohet që njerëzit të mos frikësohen nga sëmundja.
Dimitrov, nga ana e tij, porositi se pande,ia e Kovid-19 për vetëm disa ditë e ktheu me dekada prapa rendin e tanishëm botëror të globalizimit total, për ç’shkak nevojitet të demonstrohet bashkësi dhe solidaritet më i gjerë evropian.
Shefi i diplomacisë bëri thirrje që vendet nga rajoni i Ballkanit Perëndimor të përfshihen në të gjitha platforma e Unionit për përballjen me virusin dhe kërkoi nga BE-ja ta shqyrtojë mundësinë për rikahëzim të mjeteve nga fondet IPA për përballje me pasojat socio-ekonomike nga pandemia.
“Në përgjithësi, është koh të tregojmë solidaritet evropian”, theksoi Dimitrov.
Lidhur me takimin e Këshillit për punë të përgjithshme dhe Samitin e BE-së, të paralajmëruar për javën e ardhshme, në të cilat pritet të jepet dritë e gjelbër për fillim të negociatave për anëtarësim me vendin dhe me Shqipërinë, Dimitrov theksoi se sjellja e një vendimi të tillë do të ishte shumë me rëndësi për t’u treguar se edhe në kushte të pandemisë “mund të merremi me punë të tjera”.
Rot, nga ana e tij porositi se BE-së i nevojitet vendim për fillim të negociatave me vendin dhe me Shqipërinë, duke shtuar se është optimist se javën e ardhshme liderët e anëtareve të Unionit do të japin dritë të gjelbër.
“Ju lutem edhe për pak durim he njerëzit në Maqedoni të Veriut të ndjejnë se BE-ja është me ta”, shtoi Rut. (koha.mk)