Të gjithë në SHBA janë të ndërgjegjshëm dhe e njohin suksesin që u arrit me Marrëveshjen e Prespës, rekomandoi Filip Riker, ndihmës sekretar dhe këshilltar politik i komandantit të Komandës Evropian të Armatës Amerikane, në takimin e sotëm me ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov.
Riker theksoi se SHBA-ja do të vazhdojë edhe më tej në mënyrë aktive ta përkrahë rajonin në rrugën drejt integrimeve në BE dhe në NATO.
Ministri Dimitrov e uroi ambasadorin Riker për emërimin e tij në funksionin e ndihmës sekretarit shtetëror të SHBA-së për çështje evropiane dhe euroaziatike, duke i uruar sukses në kryerjen e funksionit.
“Emërimi juaj në këtë funksion mjaft të rëndësishëm është një lajm i mirë për rajonin, Evropën dhe për komunitetin tranatlantik”, tha ministri Dimitrov.
Në takim u këmbyen mendime për gjendjen aktuale në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe të rajonit.(koha.mk)