Ohër, 14 shtator – Ky 30 shtator është udhëkryqi në të cilin do të duhet që ne ta rrethojmë dhe ta përforcojmë shtetësinë tonë, edhe atë me identitet të ruajtur si popull maqedonas i cili flet në gjuhën maqedonase, theksoi shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov në takimin e sotëm me qytetarët e Ohrit, kushtuar daljes në referendumin e ardhshëm në lidhje me marrëveshjen me Greqinë.
Dimitrov para qytetarëve të Ohrit i tregoi disa fakte historike se si 27 vite pas arritjes së pavarësisë e deri më sot Maqedonia në vetëm në një organizatë rajonale është regjistruar si Republika e Maqedonisë, përderisa në të gjitha institucionet,organizatat, asociacionet, shoqatat e tjera botërore figuron si IRJM.
“Hymë në KB me detyrimin që ta zgjidhim këtë problem. Çështja është shumë e vështirë, këtë e përjetuam në bazë ditore. U nisëm nga supozimi se më e rëndësishmja nga të gjitha është që ta mbrojmë identitetin, se jemi maqedonas dhe se flasim në gjuhën maqedonase. Kjo nuk është vetëm zgjidhje për çështjen 27 vjeçare që na kthen prapa, por pajtim historik ndërmjet dy popujve”, tha mes tjerash Dimitrov, duke theksuar shembuj të rëndësisë që kanë të gjitha pajtimet mes popujve në histori.
Ai theksoi se nuk ka obligim më patriotik se ballafaqimi me problemin që e keni, dhe gjatë kësaj të nxirret maksimumi.
Anëtarësimi në NATO nënkupton garanci për kufijtë e shtetit, ndërsa njëkohësisht për kompanitë e mëdha mbetet parashikues për atë se çka do të ndodhë në dekadat e ardhshme. Parashikimi për stabilitetin afatgjatë është parakusht për më shumë investime të huaja.
“E ardhmja jonë është në NATO dhe BE, në shoqatën e shteteve stabile, shoqëri të rregulluara me standard më të mirë, me më shumë punë, paga më të larta, të jemi pjesë e asaj bote. Për herë të parë pas 27 viteve para nesh është hapur një derë, mjaftë e madhe që të hyhet në ato familje ku e kemi vendin edhe atë pa u përkulur”, tha shefi i diplomacisë së Maqedonisë.
Dimitrov tregoi për situatën politike në Evropë ashtu siç është, me kundërshtime gjithnjë e më të mëdha të disa shteteve ndaj zgjerimeve të ardhshme, pa u ditur se a do të ketë mundësi të ardhshme për anëtarësim, kur do të jetë ajo.