Shkup, 27 mars – Fryma dhe tradita e Vjenës ndoshta do të na ndihmojë që ta spostojmë problemin përpara dhe të ketë diçka konkrete dhe të dukshme në drejtim të tejkalimit të çështjes së emrit. Ky problem është më i rëndësishëm për ne dhe për palën tjetër, megjithatë ka implikime të rëndësishme rajonale dhe ndikon mbi politikën e BE-së drejt Ballkanit.
Këtë sot e deklaroi shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov në konferencë për shtyp me kolegen austriake, Karin Knajsëll, në vigjilje të takimit të premten në Vjenë me ministrin grek të Punëve të Jashtme Nikos Koxias dhe ndërmjetësin e KB-së, Methju Nimic.
“Shkëmbyen propozim-marrëveshje, një morën nga pala greke, një morën ata nga ne, në proces duhet të merren parasysh pozicionet dhe argumentet e dy palëve dhe mendoj se do të jetë shumë e dobishme nëse mendojmë dhe këtë mendoj e kemi përmendur së bashku me kolegun grek në konferencën për shtyp, çka është ajo që është më me rëndësi për Maqedoninë, çka është ajo që është më me rëndësi për Greqinë, dhe kjo është rruga që do të na çojë drejt zgjidhjes”, tha Dimitrov.
Sipas tij, nëse mendohet vetëm çka është më me rëndësi për ne ose çka është më me rëndësi për ata, mendoj se kjo rrugë nuk do të na çojë drejt zgjidhjes, sepse “në fund të asaj rruge duhet të ketë kënaqësi dhe mbulim të kujdeseve kryesore të dy palëve”.
Theksoi se nëse vendeve kandidate dhe atyre që janë në negociata inkuadruese na duhet garë, kush do të jetë më i mirë në reformat në shtëpi, në proces për tejkalim të kontesteve e dypalëshe do të ishte mirë të garojmë, kush do të ketë qasje më evropiane, kush do të ketë qasje që do ta pasqyrojë kohën që e jetojmë.
“Përmes krizës së emigrantëve në vitin 2015, Evropa ishte dëshmitare sa stabiliteti i Ballkanik është pjesë integral nga stabiliteti i BE-së. Prandaj në këtë mënyrë edhe pse është kjo çështje bilaterale, përgjegjësia që të hapet rruga për Maqedoninë, e cila pret në vendin e pritjes nga viti 2025, kemi humbur një gjeneratë me këtë çështje, mendoj se kjo përgjegjësi është përgjegjësi e ndarë. Do të jetë shumë trishtuese, nëse nuk arrijmë ta hapin atë derë për çështje që nuk janë adekuate në kohën dhe shekullin në të cilin jetojmë, ku dallimet festohen”, theksoi Dimitrov.
Shfaqi shpresë se gjatë kryesimit të Austrisë do të sillet vendim politik në vendet-anëtare të BE-së, që Maqedonia t’i hapë negociatat inkuadruese, duke shtuar se vendi bën gjithçka që të jetë pjesë e atij konsensusi.
Ministrja austriake Knajsëll shfaqi kënaqësi që Austria do të mund të ofrojë mbështetje për të dyja palët.
“Gëzohemi që mund të jemi vend për dialog dhe të themi se edhe kjo është formë e diplomacisë – do të thotë të japim shërbime. Ne nuk jemi ndërmjetësues, por jemi vend për bisedime”, ka thënë Knajsëll, duke shtuar se gjithçka që mund “Austria do të kontribuojë që këto bisedime të ndodhin në kornizë diskrete dhe inspiruese”.
Sipas saj, mjeti esencial i diplomacisë është gjuha – të përdoret saktë gjuha, duke shtuar se këtu ka shumë njerëz kreativë të cilët dëshirojnë të gjejnë zgjidhje e cila do t’i plotësojë të gjitha kërkesat ndaj saktësisë.