Shkup, 28 maj – Shefi i diplomacisë Nikolla Dimitrov sot në takimin ministror nga Grupi i Vishegradit dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bratisllavë theksoi se nesër presim raport pozitiv nga Komisioni Evropian dhe vendim politik për hapjen e negociatave deri në fund të vitit.
“Nesër presim raport pozitiv nga Komisioni Evropian që realisht do ta pasqyrojë kthesën që Republika e Maqedonisë së Veriut arriti të bëjë në periudhën e kaluar. Si në vend, përmes avancimit të gjendjeve në fushat kryesore dhe në proceset demokratike, ashtu edhe jashtë përmes marrëveshjeve me Greqinë dhe me Bullgarinë. Më pas presim vendim politik për hapjen e negociatave deri në fund të vitit. Kjo nuk nënkupton se presim dhe jemi të gatshëm që të bëhemi anëtare sot ose nesër. Kjo nënkupton hapjen e fazës vijuese, fillimin e etapës së re nga rruga jonë evropiane që nënkupton se do të jetë një rrugë e gjatë dhe do të kërkojë akoma shumë punë për të bërë. Por është një fillim i merituar dhe i domosdoshëm për të ardhmen tonë evropiane”, tha Dimitrov në fjalimin që pati në këtë takim.
Në takimin ministror të vendeve nga Grupi i Vishegradit dhe vendeve nga Ballkani Perëndimor është riafirmuar përkushtueshmëria e Grupit të Vishegradit për përkrahjen e mëtejshme në integrimin euroatlantik të vendeve nga rajoni dhe në prag të publikimit të raporteve vjetore të KE-së, siç informoi MPJ-ja, së bashku është konstatuar nevoja e BE-së përkatësisht e njohin avancimin që rajoni dhe veçanërisht Republika e Maqedonisë së Veriut, e arriti në periudhën e kaluar.
Në takim theks i veçantë është vënë edhe mbi rëndësinë e procesit eurointegrues si nxitje kryesore për reformat e përshpejtuara dhe avancimin e vendeve nga Ballkani Perëndimor, por edhe konsolidimi i mëtejshëm i Ballkanit në kontekstin aktual të ndërlikuar gjeopolitik.
Takimi vjetor në Bratisllavë u mbajt në kuadër të Presidencës sllovene me Grupin e Vishegradit, ku temë qendrore e debatit ishte avancimi i procesit erurointegrues i vendeve nga Ballkani Perëndimor dhe leksionet e mësuara. U bisedua gjithashtu edhe për të ardhmen e përbashkët evropiane në kontekstin e ri gjeopolitik.
Dimitrov theksoi se edhe procesi i integrimit të brendshëm të Unionit duhet që të shkojë paralelisht me procesin e zgjerimit të mëtejshëm me vendet e rajonit – Ballkanin Perëndimor, por edhe interesin jokontestues të BE-së.
“Ne në rajon duhet që të punojmë në mënyrë të përforcuar drejt një dinamike pozitive, ku suksesi do të inspirojë më tepër sukses dhe lajme të mira. Njëkohësisht e rëndësishme është BE-ja ta njohë suksesin e arritur dhe të ruajë këtë proces të gjallë dhe kredibil. Në këtë mënyrë mundet që të kemi sukses të përbashkët dhe të bëjmë dallimin”, citon Dimitrov.
Në margjinat e takimit B4 – Ballkani Perëndimor, ministri Dimitrov ka biseduar me homologun e tij Mirosllav Lajçak, ministrin e Punëve të Jashtme të Sllovakisë dhe kolegët e tjerë të pranishëm si dhe ka pasur takime të veçanta bilaterale me shefat e diplomacisë të Hungarisë, Peter Sijarto dhe të Shqipërisë Gent Cakaj.