Eurointegrimi është instrumenti më i mirë që e ka BE-ja që t’u ndihmojë atyre të cilët dëshirojnë të ndryshohen dhe të bëjnë reforma, theksoi ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë Nikolla Dimitrov në konferencën për perspektivat e Ballkanit Perëndimor për inkuadrimin në BE, që po mbahet sot në Sofje. Dimitrov tha se pas raportit pozitiv nga KE-ja dhe rekomandimin për negociata, Maqedonia me të drejtë pret të marrë datë për fillimin e tyre.
“Mendoj se perspektiva evropiane nuk duhet të mbesë vetë fjalë, por edhe të shndërrohet në hapa konkretë. Do të jetë tragjedi e vërtetë nëse Maqedonisë nuk i lejohet t’i fillojë negociatat për inkuadrim ndaj BE-së. Në vitet e fundit mësuam shumë leksione. Kemi ndryshuar, kemi vetëdije të fortë shoqërore.Mënyra e vetme ku mund të përparojmë[ është që të ballafaqohemi me realitetin, t’i përmirësojmë gabimet”, tha Dimitrov. Ky proces, sipas Dimitrovit, nuk është i lehtë, por është i domosdoshëm.