Shkup, 6 nëntor – Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, nesër dhe pasnesër do të qëndrojë për vizitë pune në Gjermani, me ftesë të kryetarit të Komisionit për çështje të BE-së në Bundestagun gjerman, Gunter Krihbaum.
Dimitrov, siç kumtoi MPJ, do të ketë fjalim para anëtarëve të Komisionit për çështje të BE-së në Bundestagun gjerman, me çka do të flasë për zhvillimin më të ri të gjendjeve të brendshme politike në Republikën e Maqedonisë, procesin e implementimit të Marrëveshjes së Prespës dhe agjendën reformuese në lidhje me integrimin në BE dhe në NATO.
Shefi i diplomacisë, gjatë vizitës, do të realizojë takim edhe me kolegun e tij gjerman Hajko Mas, si dhe me Jan Henker, këshilltarin për Politikë të Jashtme të kancelares gjermane Angela Merkel.
Ministri do të takohet edhe me krerët e fondacioneve “Konrad Adenauer” dhe “Fridrih Ebert”, si dhe me koordinatorin special të aktiviteteve të Zyrës gjermano-franceze për të rinj (German-French Youth Office) në rajonin e Evropës Juglindore, Frank Moravjec.