Shkup, 12 dhjetor – Në shekullin 21 në Evropë, e drejta për vetëvendosje dhe vetë deklarim është e pa kontestuar. Raportet mes dy shteteve për të qenë miqësore dhe të afërta, supozojnë respekt të asaj të drejte dhe në dinjitetin e tjetrit, shkruan në rrjetin social Fejsbuk, ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, lidhur me qëndrimin e Akademisë së Shkencave të Bullgarisë (ASHB), për gjuhën maqedonase, transmeton gazeta KOHA.
“Gjuha maqedonase është njëra prej gjuhëve jugore sllovene. Gjuha standard maqedonase është zyrtarisht e kodifikuar në maj të vitit 1945, mbi bazë të formave qendrore të të folurit në Maqedoninë e atëhershme. Ishte njëra prej tre gjuhëve zyrtare edhe në ish-Jugosllavi, e prezentë edhe në Kombet e Bashkuara, prej viteve të 70-ta të shekullit të kaluar. Gjuha maqedonas ka zhvillim të saj historik dhe është e njohur edhe nga bashkësia ndërkombëtare e linguistëve”, thekson Dimitrov.
Mes tjerash ai thekson se procesi historik të cilin Maqedonia e Veriut e filloi më Bullgarinë fqinje, për të udhëzuar drejt afrimit të vërtetë dhe miqësisë, për të shkelur frikën dhe paragjykimet, supozon pranim të dyanshëm.
“Pranimi i periudhës së përbashkët dhe historisë së ngatërruar e cila i lidh popullin bullgar dhe maqedonas, por jo edhe të tashmin – populli maqedon i cili flet gjuhën maqedonase. Për të pasur sukses ky proces, të dy anëve iu duhet mençuri, madhësi në mirëkuptim dhe respektim të brengave dhe dinjitetit të tjetrit. Lehtë është të prishet, rëndë të ndërtohen”, thotë shefi i diplomacisë së Nikolla Dimitrov.(koha.mk)