Shkup, 23 janar – Ministri i Punëve të Jashtme, i cili përmendet si kandidat i mundshëm për president të shtetit, mbrëmë nuk e përjashtoi mundësinë të kandidohet për këtë funksion.
Në emisionin “Hapur” (Otvoreno) në televizionin “24 Vesti”, Dimitrov tha se është nderë që emri i tij përmendet si kandidat i mundshëm për president dhe u përgjigj në pyetjen e gazetarit nëse do të kandidohet, duke shtuar se nuk është në fazë në të cilën mundet shumë drejtpërdrejtë të përgjigjet, transmeton Koha.
“Tani ne jemi në një proces të rëndësishëm të konsultimeve, kontrollohet mendimi i qytetarëve, partnerëve të koalicionit. Mendoj se ka shumë emra që janë të shkëlqyer nga këto që përmenden. Unë jam më shumë i sinqertë, se sa modest. Megjithatë, pasi përmendet emri im është nderë”, thotë Dimitrov.
Procesi i konsultimeve, sipas Dimitrovit do të jep kandidat të shkëlqyer, ndërsa në këtë fazë vlerëson se më me rëndësi është të mendohet cilat janë leksionet që mund të nxirren nga dhjetë vitet e fundit prej funksionit president, duke përmendur përvojën me faljet, ndarjen e mandatit dhe mosnënshkrimin e ligjeve. (Koha.mk)