Shkup, 17 tetor – Unë bashkë me ekipin tim do të japim gjithçka nga vetja për shtetin tonë të bëhet demokraci proesperuese dhe evropiane ku do të sundojë drejtësia me të cilën do të krenohemi të vetëdijshëm për gjitha pengesat dhe sfidat që i ka dhe që do të paraqiten edhe jashtë dhe në shtëpi nga qendrat e vendosjes të cilëve nuk u konvenon as beteja jonë edhe qëllimi jonë. Por kjo është beteja jonë, kjo është detyrë e brezave tonë dhe për mua si njeri që karrierën e tij e ka kushtuar në rrumbullakimin e dy qëllimeve kyçe nga pavarësimi i Maqedonisë, anëtarësimin në NATO dhe integrimin evropian tani kur të parën e kemi arritur shtet anëtar në NATO, nuk ka sfidë më të madhe se plotësimi i qëllimit të dytë, ka porositur zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov.
Ai shton se nëse punët zhvillohen në kahen e duhur pas konferencës së parë ndërqeveritare në vitin e ardhshëm 2021 do të vazhdojmë me skriningun, kontrollin analitik të të drejtës evropiane edhe atë me kontroll bilateral sipas klastereve dhe kapitujve adekuat.
“Nëse gjërat lëvizin sipas dinamikës së planifikuar do të mund të presim deri në fund të vitit 2021 të hapin edhe klasterin e parë. Si Qeveri, presim që me fokus dhe përparësi të qartë do të mund që gjatë mandatit tonë të hapim gati 80 për qind të kapitujve gjatë mandatit tonë dhe të sigurojmë bazë që qeveria e ardhshme me sukses të mbyll negociatat dhe të rezultojë me marrëveshje qasëse dhe anëtarësim të plotë në BE”, tha Dimitrov.
Do të duhet tha ai që të rrëzojmë disa paragjykime, të sjellim vlerat evropiane bashkëkohore në përditshmërinë tonë dhe ato t’i praktikojmë.
“Pra jo vetëm në fjalë, por edhe me vepra me rezultate të dukshme që çdo qytetar të njeh se ndryshojmë me ofertë për të ardhmen e çdo të riu”, tha Dimitrov.
Lidjur me procesin vijues të negociatave ai është përqendruar në disa siç tha, shtylla kyçe.
“Metodologjia e re për negociata, gjenerata e re e ndihmës paraqasëse IPA 3 dhe Plani i publikuar ekonomik investues prej nëntë miliardë euro para evropiane apo grante janë shans që duhet ta shfrytëzojmë. Ata sjellin dinamikë më të madhe dhe mundësi më shpejtë të përparohet nëse me të vërtetë sjellin rezultate”, tha Dimitrov.
Ai ka shtuar se sfidë e veçantë është struktura IPA pasi në vitet e kaluara numri i të punësuarve në vazhdimësi ka rënë që ka sjell deri në erozion të kapaciteteve administrative, aftësive për absorbim të fondeve evropiane dhe zbatimin e papenguar të projekteve.
Ai ka shtuar mes tjerash se do të bëhen përpjekje edhe në sferën e digjitalizimit, por me ndihmë të partnerëve bilateral dhe mjeteve tona vetanake vitin e ardhshëm seriozisht do të investojmë në zhvillimin e portalit të integruar për ndjekjen e Programit nacional për miratimin e AKITE-s. “Çdo dokument i këtij procesi do të kryqëzohet në SÇE dhe prandaj bazat tona të të dhënave do të duhet të jenë plotësisht funksionale”, tha Dimitrov.