Dimitrov: Nevojitet proces që të bëhemi evropianë

Bruksel, 14 tetor – Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov mbajti fjalim para komisionit të punëve të jashtme të Parlamentit evropian, ku kërkoi nga Bashkimi Evropian ta plotësojë premtimin për hapjen e negociatave për anëtarësim, të dhënë në qershor të vitit 2018.

Ministri porositi se Bashkimi Evropian duhet të vazhdojë të ndikojë pozitivisht ndaj procesit reformues në rajon, dhe se për këtë shkak është me rëndësi kredibiliteti i tij lidhur me Maqedoninë e Veriut, pasi 14 vite është vend kandidat për anëtarësim, me dhjetë rekomandime të njëpasnjëshme për fillimin e negociatave me BE-në.

Dimitrov theksoi se nëse këtë javë nuk ka vendim pozitiv për fillim të negociatave aderuese me Unionin, “nuk do të jetë lehtë” të vazhdohet me energjinë e njëjtë politike në vend, por edhe se kjo do të thotë dëshpërim i madh për vetë qytetarët.

“Na nevojiten derivate, që vijnë me inkurajimin e tillë politik, që të vazhdojmë të lëvizim në drejtimin e duhur”, deklaroi Dimitrov para eurodeputetëve.

Ai ka shprehur përkrahje edhe për kërkesat e Francës për ndryshim të metodologjisë për procesin aderues.

“Njerëzit nuk kanë çka të humbin nëse procesi aderues bëhet lëndë e mbikëqyrjes më të madhe, nuk kemi çka të fitojmë nëse nesër Këshilli thotë se mund menjëherë të bëhemi vend anëtar, do të jemi vendi i njëjtë, neve na nevojitet proces që të bëhemi më tepër evropianë, e përkrahim këtë, por nëse shtylla e dytë është kredibiliteti, e para është perspektiva”, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme.

Ministri përkujtoi në rëndësinë e sinjalit për fillim të negociatave për tërë rajonin dhe kredibilitetin e unionit në të njëjtin.

Përkrahja për Maqedoninë e Veriut është shprehur nga pothuaj të gjithë eurodeputetët të cilët kanë kërkuar fjalë pas fjalimit të Dimitrovit, përveç prej një deputeti bullgar, i cili paralajmëroi se vendi ende nuk është i gatshëm.

Deputetja franceze nga radhët e partisë së Emanuel Makronit dhe ish ministrja për Çështje Evropiane, Natali Loazo, porositi se Maqedonia e Veriut i takon Bashkimit Evropian në secilin aspekt dhe tha se e kupton rëndësinë që të mbahet perspektiva evropiane, që të përkrahen forcat reformuese në vend, por ajo edhe një herë përkujtoi edhe në nevojën për reformë të brendshme në BE.