Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov do të merr pjesë në mbledhjen e ministrave të Punëve të Jashtme në kuadër të mbledhjes së liderëve nga procesi “Bërdo Brioni” që mbahet nesër në Bërdo te Kranji, Slloveni. Delegacionin e Republikës së Maqedonisë në këtë ngjarje e udhëheq presidenti Gjorge Ivanov, ndërsa krahas presidentëve dhe ministrave të punëve të jashtme të shteteve pjesëmarrëse në proces, do të marrin pjesë edhe përfaqësues tjerë të lartë nga Bashkimi Evropian.
Siç kumtoi MPJ-ja, mysafir special i sivjemë në këtë mbledhje do të jetë presidenti federal i Republikës Federale të Gjermanisë, Frank Valter Shtajnmaer. Në mbledhje, siç thuhet, do të diskutohen tema lidhur me procesin e zgjerimit të BE-së dhe perspektivat evropiane në rajon. Ministri Dimitrov, kumtoi MPJ-ja, do të realizojë më shumë takime bilaterale gjatë mbledhjes.