Athinë, 11 maj – Është fakt se dita e nesërme është shumë e rëndësishme, thotë ministri Dimitrov lidhur me takimin me kolegun e tij grek dhe me ndërmjetësin Nimic, të caktuar për nesër në orën 10:30, sërish në Sunio.
“Është fakt se jemi në fazën më delikate dhe të fundit, është fakt se ka shumë çështje për të cilat ka mirëkuptim, ai mirëkuptim është i lidhur me fundin. Do të thotë, ajo për të cilën është arritur marrëveshje, nuk është arritur marrëveshje, nëse nuk është arritur marrëveshje për gjithçka është fakt se dita e nesërme është shumë e rëndësishme, është disa ditë para samitit në Sofje dhe detyrë e jona është të gjejmë një zgjidhje sa më shumë të jetë e mundur do t’i mbulojë nevojat e të dyja palëve, në mënyrë që t’u mundësojmë kryeministrave së pari të takohen, e pas kësaj të shtrëngojnë duart, por duhet të ofrojmë disa opsione, kjo është detyra jonë nesër”, tha shefi i diplomacisë së Maqedonisë.
Në pyetjen e korrespondentes së MIA-s nga Athina, nëse është optimist, Dimitrov thotë se ajo është shumë subjektive.
“Sinqerisht ndjej peshë dhe përgjegjësi të madhe të bëj gjithçka mundem së bashku me Nikos të gjejmë diçka që do t’i mbulojë bazat… sepse ne jemi në një situatë të vlerësojmë se si qytetarët tanë do të reagojnë ndaj asaj që në njëfarë mënyre kushtimisht do ta bisedonin dhe do ta ofronin më tutje në nivelin më të lartë të liderëve dhe prandaj kjo nuk është punë e thjeshtë, kërkon qasje shumë të ndershme, kërkon vizion, qytetarët nuk janë të detyruar të mendojnë për pasojat se çka nëse nuk ka marrëveshje, ndërkaq që unë sinqerisht ndjej edhe përgjegjësi të tillë sepse shoh se në situatë të tillë është bashkimi Evropian, në situatë të tillë është rajoni. Është shumë me rëndësi për të ardhmen tonë të arrijmë ta tejkalojmë këtë çështje”, thotë shefi i diplomacisë.
Në pyetjen e gazetarëve dhe komentin se duket sikur kryeministri Zaev është më optimist se ai, Dimitrov tha se kanë stile të ndryshme, kryeministri e tregon drejtimin, ndërsa ai si ministër duhet ngadalë ngadalë ta shkelë rrugën përmes procesit.
Raundin e nesërm të bisedimeve me ndërmjetësin, Dimitrov në mënyrë indirekte e ndërlidhi edhe me aktivitetet e sotme, e përmendi festimin e kohëmëparshëm të Ditës së Evropës dhe të deklaratës së Shumanit.
“Është mirë që atë proces evropian ta shfrytëzojmë edhe ne në Ballkan edhe ne të pajtohemi dhe t’i zgjidhim problemet tona. Nuk ka më natyrale nëse fqinjët tanë janë shtytësit dhe aleatët tanë më të mëdhenj në atë qëllimin tonë”, tha Dimitrov dhe theksoi se konferenca e sotme në Sunio ishte produktive në temën e zgjerimit të bashkimit Evropian dhe kjo në format mjaft interesant.
Shefi i diplomacisë së Maqedonisë, në margjina të konferencës, nuk pati takim të drejtpërdrejtë bilateral me Nikos Koxias, por u takua me, siç tha, mysafirët nga Vishegradi.
Dimitrov bisedoi me kolegët e tij nga Hungaria, Polonia, Çekia dhe Sllovakia.