Shkup, 6 qershor – E ardhmja është rinia dhe nëse ata vendosin edhe nga një votë, përmes votimit, përmes fletvotimit të tyre të bëhemi, atëherë do të bëhemi si shtet, deklaroi sot Nikolla Dimitrov, bartës i listës së kandidatëve në NJ.Z. 1 nga radhët e LSDM-së dhe koalicioni “Mundemi”, pas takimit me një grup qytetarësh të rinj.
Dua t’u bëj thirrje të gjithëve që të dëshmojnë, se në këto pak vite të gjithë të hyjmë në Evropë si shtet, dhe jo një nga një përmes emigracionit. Të punojmë së bashku, të kemi besim te vetja. Në vitin 2024, pyetja ‘A mund të kem sukses në shtëpi?’ të mos jetë më pyetje”, tha Dimitrov.
Në takim mori pjesë edhe drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport, Darko Kaevki, i cili tha se për secilin person të ri nën moshën 29 vjeçare, do ta kthejmë tatimin personal drejtpërdrejtë në llogarinë e tij.