Stokholm, 24 qershor – E morëm rekomandimin e 10-të për fillim të negociatave, nëse duhet ta presim edhe rekomandimin e 11-të nga KE-ja vitin e ardhshëm, nuk do të kem fytyrë të flas para popullit tim për perspektivat evropiane të vendit. Nëse nuk i fillojmë negociatat për anëtarësim këtë vit, kjo për mua nënkupton se nuk ekziston perspektivë evropiane, pas gjithë kësaj që e arritëm për dy vite, njofton Koha.mk
Këtë e deklaroi ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov në panel diskutimin në Stokholm, i dedikuar ndodhive në vendet e Ballkanit Perëndimor me fokus në BE perspektivën e tyre.
Për arritjet e vendit tonë në plan vendor ai tha se ajo është kthesa e dukshme e vendit drejtë demokracisë liberale, sundimin e së drejtës, ndjekjen e rezultateve nga gjykimet kundër politikanëve, rritje e dukshme te liria e medieve që tregohet, thotë, jo vetëm në Raportin e Komisionit, por edhe në Raportin e Fridom Haus ku na quajnë vendi me mundësi më të mira për përparim demokratik në Evropë. “Ekonomist” sipas indeksit të demokracisë na vendosi në grupin e vogël të vendeve ku është arritur progres i dukshëm në demokraci. Raporti për të drejtat e njeriut i Stejt Departamentit gjithashtu, tha, tregon se gjyqësori është më i pavarur, ndërsa mediat gjithnjë e më të lira.
Në planin e politikës së jashtme, në rajonin i cili është gjurmuar aq shumë në histori arritëm, shtoi ai, që të dalim nga gropa me vetëbesim dhe ta zgjidhim çështjen jashtëzakonisht delikate dhe emocionale e cila e prek identitetin. E bëmë të pamundurën me miqtë tanë grekë kur me mikun tim Nikos, e tani me Katrugallos arritëm që ta investojmë kapitalin tonë politik dhe ta zgjidhim problemin duke menduar për gjeneratën e ardhshme, sepse ky do të ketë edhe çmim politik në lidhje me zgjedhjet e ardhshme.
“Në një rajon me histori aq të pasur ne arritëm të prodhojmë pak ardhmëri, ndërsa dy rrëfimet janë komptetitive, njëri është për të ardhmen evropiane dhe për punë të cilat janë të rëndësishme sot: shëndetësia, arsimi, liritë mediatike, më shumë vende pune dhe paga dinjitoze. Rrëfimi tjetër është gara për atë se kush është më i vjetër, kush është viktima më e madhe, kush ka më shumë armiq, kush ka më shumë fitore ose humbje në të kaluarën, por e gjithë kjo përdoret si paravan që të fshihet keqpërdorim i pushtetit dhe korrupsionit. Për këtë pyetja e madhe për Evropën është se çka të bëjmë me këtë rajon dhe a të reflektojmë kur vendet do të reflektojnë. Ky proces nuk është rrugë njëkahëshe, dhe vlerësoj se nuk na nevojiten rrugë të shkurtra, por kur vendet do të reflektojnë Evropa duhet të reflektojë gjithashtu, sepse në të kundërtën, nuk do të kemi proces”, tha Dimitrov.
Ai shtoi se nëse Evropa nuk arrin që ta njohë progresin të cilin e kemi bërë vetëm që të fillohet udhëtimi dhe nëse pas shtyrjes së vendimit në qershor të vitit 2018, dhe në qershor të këtij viti, në tetor ka shtyrje të re dhe Këshilli i Evropës thotë “jo”, duhet të pranojmë, tha, se nuk ekziston perspektivë evropiane.
“Mundësitë për sukses në tetor janë të lidhura dhe nuk kemi luks në Evropën e sotme që ta lëshojmë mundësinë për sukses të konsoliduar”, tha Dimitrov në panel diskutimin në Stokholm në të cilin marrin pjesë përfaqësues nga të gjitha gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. (koha.mk)