Nënshkrimi i marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë do të ndodhë këto ditë, porositi shefi i delegacionit të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov në intervistë për Dojçe Velen, të cilën e transmeton MIA.
Ai intervistën e dha pas takimit në Berlin me kolegun e tij gjerman, Hajko Mas.
“Do të vijojë këto ditë, teksti duhet të kalojë në Qeveri. Do të shohim se çka po ndodh edhe në Athinë, edhe aty ka turbulenca politike, nëse do të ketë diçka të posaçme në Parlamentin grek ose nuk do të ketë, mund të jetë këtë fundjavë, mund të jetë menjëherë dhe pas fundjavës”, tha Dimitrov, duke iu përgjigjur pyetjes sa është e mundur që marrëveshja të nënshkruhet këtë fundjavë në Prespë në territorin grek.
Në nënshkrimin e marrëveshjes, siç tha, do të ketë mysafirë të lartë.
“Do të ketë mysafirë të lartë, pasi siç thash në këtë moment në botë nuk ka mundësi për suksese tjera të mëdha dhe mirë është një pune të tillë t’i jepet peshë. Detyra jonë si diplomaci është të ofrojmë zgjidhje edhe për çështjet më të mëdha dhe në këtë kuptim edhe Federika Mogerini këtë e shprehu në një deklaratë të saj dhe e përmendi këtë çështje si shembull se diplomacia megjithatë mund të funksionojë”, tha Dimitrov, në pyetjen nëse në nënshrimin do të marrin pjesë përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogerini dhe sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh.
Lidhur me takimin e djeshëm me presidentin Gjorge Ivanov, tha se të gjithë në Maqedoni duhet t’i bashkojnë forcat rreth një postulati themelor, pa dallim të qëndrimeve lidhur me marrëveshjen me Greqinë.
Theksoi se as ai, as ministër tjetër, as kryeministri, as presidenti, dhe madje as Kuvendi nuk mund ta zëvendësojnë prononcimin e qytetarëve në referendum, sepse bëhet fjalë për ardhmërinë e tyre.
“Është koha për lidership, me atë që mundet shansin që e krijuam që t’u mundësojmë qytetarëve të prononcohen. Kjo nuk është e lehtë për askënd. Dhe mendoj se inkurajimi është pikërisht në përballjen me problemet. Nëse ka opsione alternative rrugë të tjera ndaj ardhmërisë do të ishte bukur edhe ata t’i dëgjojmë”, theksoi shefi i diplomacisë.
Shfaqi kënaqësi nga takimi i sotëm me Masin dhe theksoi se në mënyrë inkurajuese i ka pranuar mesazhet e tij.
Lidhur me këtë nëse ka marrë premtim konkret nga Masi për ndonjë garanci për datën për negociata thotë se ka ka marrë përpjekje konkrete çfarë do të bëjë ai personalisht.
Të martën e ardhshme ka seancë tejet të rëndësishme të përbashkët qeveritare të Gjermanisë dhe Francës, në të cilën do të bisedohet edhe për Maqedoninë dhe për perspektivat e saj evropiane, informon ministri.
“Dakorduam edhe disa punë të tjera kon konkrete që ne mund të bëjmë, çfarë ata mund të bëjnë, megjithatë kyçe edhe Gjermani dhe Franca janë shtyllat themelore të BE-së, ndërsa e gjithë kjo në ndonjë mënyrë krijon përgjegjësi shtesë. Përgjegjësi kur ka shans për progres, ky shans të kapet dhe të shfrytëzohet. Dhe në këtë kuptim mendoj se në këtë kontekst do të gjendet mirëkuptim midis këtyre dy shteteve dhe të gjitha të tjerat ta shfrytëzojmë shansin që vetë e krijuam”, theksoi Dimitrov.
Lidhur me tregimin e Masit se nevojitet që Maqedonia dhe Shqipëria të shkojnë në pako kur bëhet fjalë për datën për fillimin e negociatave Dimitrov thotë se Maqedonia ka interes që të gjithë fqinjët e saj të shkojnë përpara.