Uashington, 28 nëntor – Bashkëpunimi bilateral me SHBA-në, gjendjet aktuale në Republikën e Maqedonisë, si dhe në rajon do të jenë temat e takimeve të sotme të shefit të diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Dimitrov me përfaqësues të autoriteteve amerikane.
Dimitrov, sipas agjendës, do të ketë takim me ndihmë-sekretarin shtetëror për Evropë dhe Euroazi në Departamentin e Shtetit, Ves Miçel.
Ai do të takohet edhe me zëvendës-ndihmës sekretarin shtetëror për Evropë dhe Euroazi Hojt Brajan Ji.
Janë paraparë edhe takime me Moli Montgomeri, këshilltare për Evropë dhe Rusi në zyrën e nënpresidentit të SHBA-së Majk Pens dhe Stroub Talbot nga Brukings Instituti.
Për nesër është paraparë mbajtje e konferencës Atlantic Council, ndërsa në njërin nga panelet e konferencës do të ketë fjalim edhe Dimitrovi. Është paraparë lajf striming në ueb faqen e Atlantic Council.