Shkup, 1 prill – Shefi i Diplomacisë Nikolla Dimitrov më 3 dhe 4 prill do të marrë pjesë në mbledhje të ministrave të Punëve të Jashtme nga vendeve-anëtare të NATO-s, që do të mbahet në Uashington.
Kjo është mbledhja e parë në nivel ministror e Punëve të Jashtme, në të cilën, shteti ynë i prezantuar nëpërmjet ministrit Dimitrov në mënyrë aktive do të marrë pjesë në përbërje të vendit të ftuar për anëtarësim.
Dimitrov në Uashington do të udhëtojë në ftesë të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg dhe sekretarit shtetëror amerikan Majk Pompeo, kumtoi MPJ.
Duke e festuar 70 vjetorin e formimit të NATO-s, Uashingtoni do të jetë nikoqir i serisë së ngjarjeve të rastit dhe solemniteteve, në të cilat do të marrë pjesë edhe Dimitrov.
Mes tyre është konferenca “NATO Engages: The Allianceat 70”, në të cilën Dimitrov, së bashku me homologun e tij grek Jorgos Katrugalos do të flasë në temën “Trashëgimia dhe e ardhmja e politikës së NATO-s në dyer të hapura”, drejtpërdrejtë para deklaratës së nënpresidentit të SHBA-së, Majk Pens.
Pritet në konferencë të marrin pjesë më shumë se 200 përfaqësues zyrtarë të shteteve-anëtare të NATO-s. Jubileu do të shënohet në mënyrë simbolike me pranim në Andrew W. Mellon Auditorium, ku në vitin 1949 është nënshkruar Marrëveshja me të cilën janë vendosur themelet e Aleancës Veriatlantike. Ceremonia do të rrumbullaksohet me fjalime përshëndetëse të Pompeos dhe Stoltenberg.
Vizita e punës në Uashington do të jetë veçanërisht e pasuruar me takime të drejtpërdrejta që ministri Dimitrov do t’i realizojë me Pompeon dhe Filip Riker, ndihmës sekretar shtetëror. Pritet vëmendje e veçantë t’i përkushtohet sfidave të sigurisë me të cilat përballet Aleanca dhe kontributi i vendit tonë ndaj mirëqenies globale.
Në përbërje të “vendit të ftuar – invitee”, ministri Dimitrov në mënyrë aktive do të marrë pjesë në dy sesione të punës, drekë pune dhe diskutime me aleatët e NATO-s, përkushtuar spektrit më të gjerë të dilemave të sigurisë dhe sfidave para të cilave është rregulluar bashkësia transatlantike.
Dimitrov ditën e nesërme, një ditë para ngjarjes zyrtare do ta shfrytëzojë për takime pune me kongresmenë dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore të SHBA-së, në drejtim të realizimit të bashkëpunimit më të afërt dhe thellimit të partneritetit strategjik. Për arritjet e deritanishme integruese të shtetit tonë, Dimitrov do të japë një pasqyrë në disa intervista dhe paraqitje publike.
Qëndrimi aktiv në SHBA do të rrumbullaksohet me shumë takime bilaterale të ministrit Dimitrov me homologët e tij nga vendet-anëtare të NATO-s që do ta japë kontributin e tij drejt procesit të ratifikimit të Protokollit për anëtarësim me të drejtë të plotë në Aleancë, shtoi MPJ.