Shkup, 12 shkurt – Para pak çastesh i shkëmbyem notat verbale përfundimtare: Marrëveshja e Prespës hyn në fuqi, shkroi në Tuiter ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, raporton KOHA.
“Dita e sotme le të jetë fillim i miqësisë afatgjate midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut. Nuk mund ta ndryshojmë të kaluarën tonë, por mund dhe do ta formojmë të ardhmen tonë të miqësisë, partneritetit dhe bashkëpunimit”, shkroi Dimitrov në Tuiter, pasi Qeveria kumtoi se Marrëveshja e Prespës hyri në fuqi.(koha.mk)