Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov në suaza të aktiviteteve të sotme nga vizita e punës në Talin, u prit nga kryeministri i Estonisë, Juri Ratas, realizoi takim me kolegun estonez, Urmas Reinsalu dhe mbajti fjalim para Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin estonez.
Në takimin me kryeministrin Ratas, bëri të ditur MPJ-ja janë përfshirë çështje të lidhura me integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, procesin e përmbylljes së procedurës për anëtarësim të plotfuqishëm në NATO dhe potencialin për pasurimin e bashkëpunimit dypalësh.
Në fokus të takimit me Reinsalu, theksojnë nga MPJ-ja, sërish ka qenë perspektiva evropiane e vendit dhe rëndësia e valorizimit të të arriturave dhe shfrytëzimin e momentin pozitiv. Njëherit janë shqyrtuar çështjet lidhur me aleancën e ardhshme në NATO dhe shfrytëzimin e potencialit për pasurim të bashkëpunimit të ndërsjellë në fusha të caktuara, para së gjithash në pjesën e arsimit dhe teknologjisë digjitale.
Para kryesuesit En Esma dhe anëtarëve të Komitetit për Punë të jashtme, Dimitrov, theksoi se është përqendruar në progresin e Maqedonisë së Veriut në pjesën e fushave kryesore reformuese dhe politikën e fqinjësisë së mirë, si argumente të fuqishme për marrjen e dritës së gjelbër dhe fillimi e fazës së ardhshme të procesit të integritetit në BE deri në fund të këtij viti. Është biseduar edhe për rrjedhën e procedurës parlamentare për ratifikimin e protokollit inkuadrues për anëtarësimin tonë në NATO, me ç’rast deputetët estonezë kanë siguruar se presin që procedura të përmbyllet në javët e ardhshme. Njëherit janë shkëmbyer mendime edhe për mundësitë për progresin e bashkëpunimit parlamentar midis të dyja vendeve dhe dinamikës rajonale.
Qëndrimi punues i Dimitrovit në Talin vazhdon sonte me praninë e tij në hapjen zyrtare të konferencës Lnart Mer të titulluar “Një e kaluar, shumë të ardhme” de darkën solemne që me këtë rast e organizon presidenti i Estonisë, Kersti Kaljulaid. Gjatë ditës së nesërme shefi i diplomacisë Dimitrov do të marrë pjesë në panelin “A do të vazhdojnë të vegjlit?: Ballkani në rrymat e interesave strategjike” ndërsa janë paraparë edhe më shumë takime dypalëshe në margjinat e konferencës.(koha.mk)