Shefi i diplomacisë Nikolla Dimitrov nesër me ftesë të ministrit slloven të Punëve të Jashtme Mirosllav Lajçak në Bratislavë do të marrë pjesë në Takimin ministror të vendeve të Grupit të Vishegradit dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Grupin e Vishegradit – B4, të cilin e përbëjnë Polonia, Çekia, Sllovakia dhe Hungaria është mbështetës tradicional i perspektivës evropiane të Ballkanit. Konfirmim për këtë, theksohet në kumtesën e MPJ-së, paraqet edhe mbajtjen e takimeve të rregullta vjetore në këtë format, midis ministrave të punëve të jashtme të B4 dhe Ballkanit Perëndimor.
Takimi i sivjetmë në Bratislavë po mbahet në suaza të presidencës sllovake me Grupin e Vishegradit.
Temat të cilat do të jenë temë e diskutimit në takim janë avancimi i procesit reformues dhe euro-integrues të vendeve të Ballkanit Perëndimor për leksionet e mësuara, ndërsa do të bisedohet edhe për të ardhmen e përbashkët evropiane në kontekstin e ri gjeopolitik.(koha.mk)