Shkup, 7 shkurt – Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, sot në Parlamentin Evropian në Strasburg do të marrë pjesë në punën e takimit të 14-të të Komitetit të përzier parlamentar Republika e Maqedonisë – Bashkimi Evropian.
Siç kumtoi MPJ-ja, Komiteti i përzier parlamentar është forum i bashkëpunimit ndër-parlamentar i paraparë me Marrëveshjen për Asocim dhe Stabilizim mes Republikës së Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian.
Ministri Dimitrov do të mbajë fjalim në suaza të sesionit “Këmbim i mendimeve me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, me Komisionin Evropian dhe me Shërbimin Evropian të Punëve të Jashtme (EEAS) për marrëdhëniet mes Bashkimit Evropian dhe Republikës së Maqedonisë”.
Është paraparë që ministri Dimitrov të realizojë edhe takime me deputetët e Parlamentin Evropian