Shkup, 12 qershor – Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov sot do të marrë pjesë në takimin e ministrave të punëve të vendeve anëtare të Nismës së Evropës Qendrore (NEQ) në Trieste.
Italia është kryesuese dhe nikoqire e takimit ministror në vitin në të cilin NEQ-ja shënon 30 vjetorin e ekzistimit të saj. Në takim pritet ministrat e punëve të jashtme të shkëmbejnë mendime rreth ngjarjeve aktuale, sfidave dhe aktiviteteve të ardhshme të NEQ-së në rajon dhe bashkëpunimit të mëtejshëm të vendeve.
Nismën e Evropës Qendrore e përbëjnë shtatëmbëdhjetë shtete të Evropës Qendrore dhe Juglindore, ndërsa qëllimi i saj, si platformë ndërqeveritare për konsultime në nivel të lartë, është ta mbështesë integrimin evropian të vendeve anëtare dhe bashkëpunimit rajonal midis vendeve ashtu edhe në suaza të NEQ-së me BE-në.
Në margjinat e takimit janë paraparë edhe takime të ministrit Dimitrov me disa kolegë të tij.