Athinë, 23 nëntor – Shefi i diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Dimitrov, së bashku me kolegët e tij nga Shqipëria, Bullgaria dhe nikoqiri Greqia, merr pjesë në takimin e katërt ministror në Selanik, në ftesë të ministrit alternativ të Punëve të Jashtme të Greqisë, Jorgos Katrugalos.
Takimit katërpalësh filloi mbrëmë me darkë të katër ministrave, ndërsa pjesa punuese do të fillojë sot në mëngjes me fjalim të shefit alternativ të diplomacisë greke, pas çka do të vijojë takimi i ministrave të punëve të jashtme. Më pas është paraparë takim i ministrave të ekonomisë dhe të zhvillimit, ndërsa në fund të ditës së punës, nikoqir Jorgos Katrugalos do të mbajë konferencë, raporton korrespondentja e MIA-s nga Athinës.
Është paraparë që temat për diskutim t’i përshijnë çështjet lidhur me zhvillimin, bashkëpunimin rajonal dhe integrimin ekonomik të Ballkanit, integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, si dhe ngjarje tjera aktuale dhe çështje nga interesi i përbashkët, kumtuan nga Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë në prag të takimit.
“Bisedimet e ministrave të punëve të jashtme do të fokusohen në çështje nga interesi i përbashkët dhe i ngjarjeve në rajonin më të gjerë, ndërsa theks do të vendoset në bashkëpunimin kufitar dhe koordinimin rajonal kundër sfidave që i tejkalojnë kufijtë e çdo vendi, si ato që rrjedhin nga jostabiliteti i vazhdueshëm i Lindjes së Afërt. Gjithashtu, do të diskutohet edhe për perspektivën evropiane të Ballkanit Peëndimor”, kumtuan dje nga MPJ-ja greke.
Përveç ministrave të punëve të jashtme, në takim është paraparë edhe pjesëmarrja e përfaqësuesve të lartë të ministrive të ekonomisë të katër vendeve, ndërsa sipas MPJ-së greke, ata do të bisedojnë për gjetjen e mënyrave për përforcimin e ekstrovertës, të bashkëpunimit energjetik dhe lidhjes së katër ekonomive, përmes përmirësimit të infrastrukturës dhe shfrytëzimit të teknologjisë digjitale.
Për takimin e ardhshëm ministror në Selanik, shefi alternativ i diplomacisë greke, Jorgos Katrugalos në një intervistë për radion greke “Sto kokino” dje tha se qëllimi është që përmes bisedimeve të rregullta, Ballkani nga një fuqi me barit në Evropë, të bëhet rajon që jep mesazhe pozitive. Ai shtoi se mbledhja është një takim i rregullt në të cilin promovohet bashkëpunimi midis vendeve të rajonit në çështjet lidhur me sigurinë dhe stabilitetin, por shqyrtohen edhe tema tjera.
“Për shembull, së bashku me ne, me ministrat e punëve të jashtme, do t’i kemi edhe ministrat e bashkëpunimit ekonomik në rajon, Takimet paraprake më shumë ishin të fokusuara në temat për bashkëpunimin e ministrave të punëve të brendshme dhe mbrojtjes civile, në tema ndërkufitare. Ajo që ne duam është rregullisht të bisedojmë, që Ballkani më të mos jetë fuqi baruti në Evropë. Përkundrazi, të jetë rajon, i cili jep mesazhe pozitive deri tek Evropa dhe bota”, tha Katrugalos.